Maqedoni
Ahmeti takon ambasadorin turk Shojlendil
24.03.2015 17:40
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë partiake në Tetovë ambasadorin turk në Maqedoni, Omyr Shojlendil...

Bashkëpunimi bilateral midis Maqedonisë dhe Turqisë, si dhe situata politike në vend dhe në rajon kanë qenë temat ku janë përqendruar dy bashkëbiseduesit.
Turqia është mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe për këtë kryetari Ahmeti është shprehur mirënjohës.
Ai, njëherit theksoi gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit me autoritet turke në drejtim të rritjes së shkëmbimit tregtar, bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve turke, në veçanti në pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë.
