Dhuna mes nxënësve, nevojiten punëtori për të rritur ndërgjegjësimin

19.12.2023 17:12

Vetëm 27 për qind e nxënësve në vend...

Vetëm 27 për qind e nxënësve në vend ndihen të sigurt në shkollë. 36 për qind e nxënësve zgjidhin rregullisht mosmarrëveshjet me dhunë fizike. 14 për qind ishin viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve.

13 prej tyre janë sulmuar qëllimisht dhe 10 për qind është dashur të ushtrojnë dhunë. Organizatat joqeveritare thonë se dhuna e bashkëmoshatarëve po zhvillohet intensivisht në shkollat tona.

“Kur flasim për bullizmin, sipas hulumtimeve tona, 61 për qind e arsimtarëve kanë deklaruar se bëjnë mjaftueshëm që t’i motivojnë nxënësit që të paraqesin bullizmin. Kur i pyesim prindërit, vetëm 28 për qind e prindërve mendojnë nxënësit apo hapësira në shkolla i motivon fëmijët e tyre të paraqesin bullizmin.”, - thanë nga  Organizata joqeveritare.

Sipas nxënësve, në çdo shkollë nevojiten punëtori, për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohjen e të rinjve me format e ndryshme të dhunës.

“Më shumë përmes internetit dhe në mënyrë verbale, mendoj se jemi në një moshë ku nuk kemi dhunë mes moshatarëve.”, - tha një nxënëse.

“Kam qenë dëshmitare në shkollë fillore për dhunë fizike, ndërsa në shkolla të mesme më pak ka dhunë fizike e më shumë ka dhunë verbale dhe diskriminim.”, - tha një nxënëse tjetër.

Pothuajse nuk ka asnjë qytetar që të ketë pasur një rast të dhunës së bashkëmoshatarëve në familje apo të ketë qenë dëshmitar i njëjtë.

“Kisha një shoqe dhe ajo kishte një nip dhe pse ishte një tjetër nacionalitet e maltretonin në shkollë. U morën mjaft aktivitete dhe u desh t’ia ndërronin shkollën.”, - u shpreh një qytetar.

“Duhet të edukohen fëmijët në shtëpi nga prindërit.”, - u shpreh një qytetar tjetër.

Ka disa lloje të dhunës nga bashkëmoshatarët. Megjithatë, agresioni verbal, tallja, thirrja me emra nënçmues, kërcënimet janë më të përhapurat në vendin tonë.

Të dhënat janë shqetësuese që 45 për qind e studentëve mendojnë se është në rregull të godasësh dikë apo të goditesh. Hulumtimi është kryer në 25 shkolla, 810 nxënës, 370 arsimtarë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)