Qendra Shtetërore e Provimeve: Dhënia e provimit të maturës ende në pikëpyetje
Edhe këtë vit, dhënia e provimit të maturës shtetërore....

Edhe këtë vit, dhënia e provimit të maturës shtetërore është në pikëpyetje. Qendra shtetërore e provimeve ka ndërprerë disa procese në vazhdim. Provimi profesional për mësues dhe bashkëpunëtorë me 700 kandidatë të regjistruar nuk do të zhvillohet. Nuk do të ketë trajnime bazë për kandidatët për drejtorë, trajnime të avancuara për drejtorë, testime ndërkombëtare. Ata thonë se kanë marrë një lloj mbështetjeje nga MASh-i, por Ministria e Financave bëhet sikur nuk dëgjon. Në përgjigjen që dërguan për mediat, sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve, i referohen një lloj zgjidhjeje sistematike.
“Për çfarë zgjidhje sistemi po flasin? Ata flasin për një ligj të ri për nëpunësit administrativ, i cili me sa dini nuk ka hyrë në fuqi, nuk ekziston askund. Nuk ka pasur asnjë diskutim publik për këtë, askush nuk e di se çfarë shkruhet në atë ligj për zyrtarët administrativë, kështu që gjithçka është gënjeshtër, manipulim.”, - deklaroi kryetarja e Organizatës Sindikale të QPSh-së, Emilia Boshkovska.
LSM: Mbështetje për punonjësit e Qendrës shtetërore të provimeve
Nga Lidhja e Sindikatave theksuan se është shqetësuese që të gjithë zyrtarët e pushtetit dhe opozitës, në nivel qendror dhe lokal, pajtohen për rritjen e pagave të tyre prej 78 për qind. Premtimi nga politikanët se do të jenë në nivel me punëtorët nuk është realizuar, ndërsa edhe Gjykata Kushtetuese dështon në detyrën e saj.
“E hodhën poshtë iniciativën dhe nuk ua ngriu pagat zyrtarëve, shumë lehtë mund të merrte një masë të përkohshme, duke ngrirë pagat e zyrtarëve, që ngrirja të zgjaste rreth një vit, deri në muajin mars të vitit 2025 dhe të gjithë të jemi të kënaqur, por jo. Është e qartë se edhe Gjykata Kushtetuese nuk arrin të përmbushë detyrat që ka, edhe pse në të kaluarën ka qenë një nga mbrojtëset e të drejtave të punëtorëve në shoqëri.”, - theksoi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.
Nga Qendra Shtetërore e Provimeve kërkojnë që ata të kenë të ardhura minimale sa një mësues-mentor, që është 25 për qind më shumë se pagat e tyre aktuale. Bëhet fjalë për 29 punonjës. (Sedat Selimi, TVM2)
