Maqedoni

Aksion policor në Strumicë, ndalohen dy persona

19.12.2023 18:20

MPB lajmëron se dje, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë...

MPB lajmëron se dje, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë kanë ndalur në stacion policor të dyshuarit 41-vjeçarin I. G. dhe 41-vjeçari T. G. nga fshati Prosenikovo, Strumiçko.
 
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe sekuestruar marihuana”, ka thënë MPB.
 
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.