Maqedoni

Parashikimi i motit

20.12.2023 09:01

Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike....

Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Nëpër lugina do të jetë me mjegull dhe më ftohtë. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5°C deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6°C deri në 13°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti paradite do të jetë me mjegull, gjatë ditës me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet në -3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 7°C.