Botë

Izraeli me propozim ndaj Hamasit, armëpushim njëjavor në këmbim të 40 pengjeve

20.12.2023 09:30

Izraeli i ka propozuar Hamasit një armëpushim njëjavor në luftime në këmbim të lirimit të 40 pengjeve....

Izraeli i ka propozuar Hamasit një armëpushim njëjavor në luftime në këmbim të lirimit të 40 pengjeve. Propozimi kërkon lirimin e pengjeve që përfshijnë gra, të moshuar dhe ata që kanë nevojë për kujdes urgjent. Kjo marrëveshje po i paraqitet Hamasit përmes ndërmjetësve të Katarit.

Majkëll Herzog, ambasadori izraelit në ShBA, konfirmoi se Izraeli është i gatshëm të ndalojë luftimet nëse do të ketë lirim të pengjeve, por ende nuk ka konfirmim se një marrëveshje është arritur.
 
“Unë mendoj se është herët të thuhet nëse kemi apo jo një marrëveshje, sepse deri më tani, Hamasi refuzonte të bënte një marrëveshje tjetër.”, tha Herzog për CNN. “Ata shpresonin për një armëpushim të përhershëm, por unë shpresoj se nën presionin e asaj që po bëjmë në terren, plus presionin nga katarianët, ata do të bien dakord të bëjnë një marrëveshje, por është herët në këtë fazë.”, potencoi Herzog.