Maqedoni
Seancë e Këshillit Evropian për Eurointegrime
20.12.2023 10:58
Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane dhe Komisioni Parlamentar për Çështje Evropiane...
Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane dhe Komisioni Parlamentar për Çështje Evropiane do të mbajnë sot seancë të përbashkët në Kuvend. Në rend dite është shqyrtimi i Udhërrëfyesit për Sundimin e Ligjit dhe Projekt-udhërrëfyesit për Reformën në Administratën Publike.
Kjo seancë e përbashkët e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane u shty më 11 dhjetor, për shkak të mosplotësimit të kushteve dhe detyrimeve ligjore për një seancë të mbyllur me materiale të klasifikuara sekrete. Kryetari i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane, Aleksandar Nikolloski, atëherë kërkoi nga të pranishmit që seanca të shtyhet për shkak të mospërmbushjes së kushteve dhe obligimeve ligjore për seancë të mbyllur me materiale të fshehta me një shkallë të fshehtësisë. Ai bën të ditur se seanca e radhës për këto pika do të mbahet gjatë ditës së sotme.
