Botë
ShBA-ja kërkon nga Serbia të hetojë akuzat për parregullsi zgjedhore
20.12.2023 11:22
Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Serbisë që të hetojë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë...

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Serbisë që të hetojë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsi zgjedhore, tha në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miller. I bëjmë thirrje Serbisë që të punojë me OSBE-në për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Sipas tij, akuzat për parregullsi, të raportuara nga OSBE-ja dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë duhet të hetohen.
“Ne do të vazhdojmë t'ia bëjmë të qartë Serbisë dhe do ta nxisim që të punojë me OSBE-në për zgjidhjen e këtyre çështjeve", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Ekipi ndërkombëtar i vëzhgimit, i përbërë nga anëtarë të Misionit të OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Parlamentit Evropian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Asambleja Parlamentare e OSBE-së, deklaroi në raportin paraprak se procesi zgjedhor ishte minuar nga presioni ndaj votuesve, blerja e votave, abuzimi i burimeve publike në fushatë, pjesëmarrja e presidentit, mbulimi i njëanshëm mediatik në favor të partisë në pushtet.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhei, u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi të ofrojnë raporte të besueshme për parregullsi. Opozita në Serbi nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve në Beograd për shkak të gjoja vjedhjes së votave dhe kërkon rivotim.
