Maqedoni
Armata e RMV-së renditet e 108- ta në suaza botërore
20.12.2023 12:12
Armata e RMV-së renditet e 108-ta në listën e ushtrive më të fuqishme në botë...

Armata e RMV-së renditet e 108-ta në listën e ushtrive më të fuqishme në botë, të publikuar nga portali i specializuar që merret me analizën ushtarake “Global Firepower”. Në rajonin e Evropës Juglindore, Greqia ka ushtrinë më të fuqishme, e cila është në vendin e 30. Serbia është në vendin e 58, Bullgaria renditet e 59-ta, Kroacia e 68-ta, Mali i Zi i 128-ti dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 133-të.
Në listë janë 145 vende të renditura sipas fuqisë së tyre ushtarake dhe gjatë krijimit të listës janë marrë parasysh faktorë të ndryshëm, si niveli i sofistikimit të pajisjeve ushtarake, financat, gjeografia dhe burimet.
Renditja merr gjithashtu parasysh faktorë të tillë si sasia e pajisjeve ushtarake dhe ushtarëve që ka çdo vend, si dhe gjendjen e tyre financiare, gjeografinë dhe burimet e disponueshme. Lista bazohet në armët konvencionale, ndërsa aftësitë bërthamore nuk merren parasysh.
