Maqedoni

Kovaçevski dhe Rustemi inspektuan aksin rrugorë Manastir - Mexhitli

20.12.2023 14:33

Ka përfunduar rehabilitimi i rrugës rajonale Manastir-Mexhitli dhe e njëjta është lëshuar në përdorim...

Ka përfunduar rehabilitimi i rrugës rajonale Manastir-Mexhitli dhe e njëjta është lëshuar në përdorim. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Transportit, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi, kanë kryer inspektim në punimet ndërtimore me ç’rast kanë deklaruar se ky aks rrugor është i rëndësishëm për lidhjen e vendit me Republikën e Greqisë.  
 
“Ky drejtim rrugor është lënë pas dore me dekada, ndërsa tani është i rehabilituar dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi është pjesë e Korridorit Evropian 10-D, që na lidh me fqinjin tonë jugor. Me të vërtetë, intensivisht po punohet në të gjithë korridorin, që do të rezultojë me një drejtim modern rrugor nga Korridori 10, duke u lidhur me Korridorin 10-D përmes Prilepit, Manastirit deri në kufirin me Greqinë.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski. 
 
“Qëllimi kryesor ka qenë që të ndërtojmë dhe të rehabilitojmë të gjithë infrastrukturën që lidh me të gjithë fqinjët tanë dhe për këtë arsye prioritet kanë qenë rehabilitimi i të gjitha rrugëve që çojnë pikat kufitare me të gjithë fqinjët, ku kemi ndarë mjete nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rikonstruim 3,27 milion euro dhe rehabilituam 12,7 kilometra rrugë të këtij segmenti, që është një prej rrugëve më të frekuentuara që lidh Republikën e Maqedonisë me Republikën e Greqisë.”, - theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi. 
 
Rehabilitimi i këtij aksi rrugor është në gjatësi prej 12,5 kilometrash.
 
GAZMEND KURTISHI