Golden State në vazhdime mundi Bostonin
20.12.2023 16:24
Golden State, ka shënuar fitoren e tretë me radhë, duke mundur Boston Celtics me 132-126....

Golden State, ka shënuar fitoren e tretë me radhë, duke mundur Boston Celtics me 132-126. Fituesi i kësaj përballje u vendos në kohën shtesë. Stephen Curry, me 33 pikë dhe 6 asistime drejtoi skuadrën nga San Francisco, ndërsa Klay Thompson shënoi 24 pikë.
Pikëshënuesi më i mirë i Boston-it, ishte Derrick White, që ndeshjen e përfundoi me 30 pikë, ndërsa Jaylen Broën përpos 28 pikëve kishte 8 kërcime dhe 7 asistime.Pas plotë 25 ndeshje mungesë për shkak të pezullimit në parket u kthye Ja Morant (Memphis). Ai për shkak të një paraqitje me armë zjari në public ishte pezulluar nga NBA, por mungesa nuk u vërejt shumë. Pikët e tija me sirenën, skuadrës së Memphis, ia siguruan fitoren me 113:115. Morant ndeshjen e përfundoi me 34 pikë, sa kishte shënuar edhe Ingram i Neë Orleans.
NBA rezultatet
- Golden State - Boston 132-126 (vazhdime)
- Neë Orleans - Memphis 113-115
- Milëaukee - San Antonio 132-119
- Portland - Phoenix 109-104
