“EHF Euro 2024”, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sot nisi përgatitjet
20.12.2023 16:26
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj sot pasdite vonë ka nisur përgatitjet...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj sot pasdite vonë ka nisur përgatitjet për evropianin e ardhshëm të hendbollit i cili në janar do të mbahet në Gjermani. Përzgjedhësi Kirill Llazarov, për këto përgatitje ka ftuar 19 hendbollist, ndërsa në listë vendosi edhe emrat e shtatë hendbollistëve rezervë. Në thirjen e parë atij I munguan dy hendbollistët që luajnë në Portugali, Nikolla Mitrevski dhe Filip Taleski, të cilët kanë anagzhime në skuadrat e tyre.
Hendbollistët më të mirë të vendit përgatitjet e tyre do ti zhvillojnë në Stara Pazova të Serbisë, ku me 29 dhjetor do të zhvillojnë një miqësore me Malin e Zi. Gjat këtyre përgatitjeve për “EURO 2024”, hendbollistët para nisjes për në Gjermani do të luajnë edhe një ndeshje kontrolluese me Greqinë. Në evropianin e hendbollit “Gjermania 2024”, përfaqësuesja e vendit në xhiron e parë përballet me Francën me 10 janar dhe kjo ndeshje do të zhvillohet në stadium të futbollit në Dizeldorf me kapacitet prej 50 mijë ulseve. Katër ditë më vonë në Berlin, do të përballet me nikoqirin e këtij evropiani, ndërsa më 16 janar do të përballet me Zvicrën. Kualifikim në fazën e dytë të garave të evropianit do të sigurojnë dy përfaqësueset e para të grupeve.