Superliga, gjykata evropiane të enjtën mer vendimin

20.12.2023 16:28

Dita e enjte e 21 dhjetorit mund të jetë një datë historike për futbollin në Kontinentin e Vjetër....

Dita e enjte e  21 dhjetorit mund të jetë një datë historike për futbollin në Kontinentin e Vjetër. Vendimi i Gjykatës së Lartë të Bashkimit Evropian në fakt mund të ndryshojë rrënjësisht dinamikën aktuale dhe të riorganizojë lojën, duke hapur dyert për projekte të reja. Në varësi të asaj  se për çfarë do vendosin gjykatësit, mund të jetë një fitore kyçe për organin qeverisës të futbollit evropian UEFA ose mund të shkaktojë tronditje në sport në të njëjtën mënyrë si vendimi i Bosman në vitet e 90-ta. 
 
Kështu çështja kthehet në prill të vitit 2021, kur 12 nga klubet më të mëdha të Evropës njoftuan se ishin regjistruar në Super Ligën e planifikuar, pak përpara se UEFA të vendoste të zbulonte reforma të mëdha në Ligën e Kampionëve. Superliga evropiane shihej si një konkurrent i drejtpërdrejtë i kompeticionit kryesor të UEFA-s. Ajo u shkatërrua shpejt përballë një reagimi të fortë nga mbështetësit dhe organet drejtuese të futbollit.
 
UEFA, si dhe FIFA, kërcënoheshin se do të merrnin masa disiplinore kundër klubeve të përfshira në këtë projekt. Nëntë nga 12 klubet e nismëtare apo firmosëse të nismës, duke përfshirë gjashtë nga Premier League angleze, o dorëzuan pothuajse menjëherë, duke çuar në rënien e Superligës brenda 48 orëve nga fillimi i saj. Dy vjet më vonë, vetëm gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga projekti, me Juventusin që u tërhoq në korrik.
 
Presidenti i Juves, Andrea Agnelli, kishte qenë një zë kyç “pro” Superligës, por ai dha dorëheqjen në fund të vitit të kaluar dhe më pas u përjashtua nga futbolli italian për dy vjet pasi klubi i tij u shpall fajtor për përdorimin e transfertave për të rritur artificialisht bilancin e tyre. Megjithatë, kërcënimi i një shkëputjeje nga klubet më të fuqishme të Evropës vazhdon të mbetet mbi futbollin, pasi ata ëndërrojnë të prezantojnë një ligë të mbyllur shumë fitim prurëse si ato në sportet e Amerikës së Veriut, ndërkohë që vazhdojnë të konkurrojnë në kampionatet e tyre kombëtare ekzistuese.