Griezmann barazoi rekordin e Aragones

20.12.2023 16:29

Në ndeshjen e javës së 18-të, të La Ligas spanjolle, Atletico dhe Getafe u ndanë me barazimin 3-3...

Në ndeshjen e javës së 18-të, të La Ligas spanjolle, Atletico dhe Getafe u ndanë me barazimin 3-3. “Jorganxhinjët” të tre golat i shënuan me një futbollist më pak në fushë, ndërsa një pikë Getafes ia siguroi Borja Mayoral (93’) me golin e shënuar nga penealtia.
 
Hero i kësaj përballje ishte Antoine Griezmann, me dy golat e shënuar (44’ dhe 69’ pen). Ai në këtë përballje ariti në kuotën e 173 golave të shënuar në fanellën e Atlético Madrid dhe me këtë barazoi rekordin e legjendës Luis Aragonés. Atletico është në vendi e tretë me 35 pikë, ose 9 pikë më pak se Girona. Skuadra e Getafe është  në vedin e tetë me 26 pikë.