Skandal në Turqi: Ndërpritet ndeshja Stamboll
20.12.2023 16:31
Të martën ka vazhduar kampionati i Turqisë në futboll pas ndërprerjes për shkak të sulmit të rëndë ndaj arbitrit....

Të martën ka vazhduar kampionati i Turqisë në futboll pas ndërprerjes për shkak të sulmit të rëndë ndaj arbitrit. Një nga ndeshjet që ishte në programin e së martës ishte edhe ajo mes Istanbulspor – Trabzonspor. Kjo ndeshje është ndërprerë në minutën e 79-të, pasi Istanbulspori vendosi të tërhiqet nga fusha, me vendim të presidentit të klubit, Ecmel Faik.
Trabzonspori po udhëhiqte 2:1. Diskutabile në këtë ndeshje ishte vendimi i referit që nuk akordoi penalti për vendasit. Istanbulspori kërkonte penallti për një ndërhyrje ndaj Florian Loshajt, por arbitri mendoj ndryshe. Në aksionin e njëjtë Trabzonspori shënoi gol. Pas kësaj presidenti i klubit Ecmel Faik Sarialioglu, zbriti në fushë dhe futbollistëve të tij iu urdhëroi të largohen nga fusha. Nga minuta e parë në fushën e lojës tek skuadra e Istanbulspor, ishin dy shqiptarët Loshaj dhe Ethemi.
