Maqedoni

“Parcelat në Vodno”, Gruevski nuk i shpëton dënimit me burg

20.12.2023 16:50

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski...

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit për rastin “Parcelat në Vodno”. 
 
Me këtë vendim, ai ka shterur të gjitha mjetet juridike për këtë rast dhe nëse kthehet do të duhet të vuajë dënimin me nëntë vite burg me të cilin ishte dënuar për herë të fundit nga Gjykata e Apelit. Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme, vendosi për kërkesën e parashtruar për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë në rastin “Parcelat në Vodno”. 
 
Përveç Gruevskit, në rastin “Parcelat në Vodno” fajtor është shpallur edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov. Ai mori dënim me burg prej një viti e tre muaj nga Gjykata Penale, i cili më pas u ndryshua në një dënim me kusht nga Apeli. Sipas akuzës së rastit në fjalë, Gruevski nga viti 2006 deri në vitin 2012, si kryetar i VMRO-DPMNE-së, donacionet partiake që i ka marrë, personalisht ose nëpërmjet komiteteve komunale, i ka mbajtur për vete, kështu që ka mbledhur 1,3 milionë euro.