Ekonomi

Ministria e Financave, 560 milionë euro për hekurudhën drejt Bullgarisë

20.12.2023 17:11

Ministria e Financave ka siguruar 560 milionë euro për përfundimin e pjesës së fundit të hekurudhës...

Ministria e Financave ka siguruar 560 milionë euro për përfundimin e pjesës së fundit të hekurudhës së Korridorit 8 deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë.
 
Mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga BE-ja përmes grantit VBIF dhe përmes programit IPA.
 
“Me këtë rrumbullaksojmë financimin e projektit për ndërtimin e linjës hekurudhore të Korridorit 8 deri në kufirin me Bullgarinë. Kemi siguruar mjete në vlerë prej 175 milionë eurove nga Banka Evropiane e Investimeve, gjithashtu, 175 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, grant në vlerë prej 149 milionë eurove nga BE-ja, si dhe 60,77 milionë euro përmes programit IPA. Kjo paraqet përkrahje të konsiderueshme financiare për realizimin dhe përfundimin e këtij projekti dhjetëvjeçar.”, ka theksuar ministri Besimi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së huasë me Bankën Evropiane të Investimeve dhe BERZh-in në Shkup.
 
Vitin e ardhshëm, për këtë cikël investues, në Buxhetin e vendit janë paraparë 733 milionë euro.