Ndotja e ajrit, Shkupi, ndër 10 qytetet më të ndotura në botë
Këtë mëngjes shkupjanët u zgjuan në mjegull....

Këtë mëngjes shkupjanët u zgjuan në mjegull të dendur dhe tym, pasi Shkupi u rendit si qyteti i 10-të më i ndotur në botë. Sipas stacioneve matëse, gjendja më alarmante është në Lisiçe, në Gazi Babë, në Karposh dhe në qendër, ku grimcat e dëmshme PM-10 janë disa herë mbi kufirin e lejuar.
Kiril Ristovski nga Qendra për demokraci ekologjike bën thirrje autoriteteve që të marrin masa afatgjata për uljen e ndotjes.
“Shteti do të duhet të bëjë një plan veprimi të qartë dhe preciz, të mbështetur nga burimet e duhura financiare, i cili praktikisht do të mundësojë stimulimin e përdorimit të teknologjive alternative për ngrohjen e banesave, por po aq i rëndësishëm është edhe efikasiteti energjetik i objekteve.”, - theksoi Kiril Ristovski nga Qendra për Demokraci Mjedisore “Florozon”.
Ristovski shtoi se kontribut të barabartë në ndotjen e ajrit, përveç amvisërive, kanë edhe ndërtimet, trafiku, por edhe mbeturinat, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme në komunat dhe vendbanimet e qytetit të Shkupit.
Problem shtesë mbetet edhe zgjerimi i ndërtimeve jo vetëm në qytetet, por edhe në periferi të vendit. Përveç metropolit, nivel i lartë i ndotjes vërehet edhe në Kërçovë, Strumicë dhe Veles. (Sedat Selimi, TVM2)
