Paralajmërimi i grevës në fluturime civile, sindikata do të vendos nesër nëse do të ketë grevë
Sindikata e Kontrollit të Fluturimeve të Maqedonisë së Veriut...

Sindikata e Kontrollit të Fluturimeve të Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e së enjtes do të vendos nëse do të futen në grevë më 25 dhjetor dhe gjatë natës së vitit të ri. Edhe pas takimit me menaxhmentin me meditim të ministrit të Transportit mbetet në kërkesën për anulimin e shpalljes publike për punësim, siç thonë të kuadrit jo të kualifikuar.
Kërkojnë që të punësohen inxhinierë, të cilët janë të nevojshëm për funksionimin e mëtejshëm të kontrollit ajror.
“Kemi caktuar mbledhje me anëtarët për nesër në ora 12. Do të jenë të diskutuara të gjitha momentet e reja, për atë që ishte diskutuar me ministrin dhe nga ana e tyre do të vendoset për vendimin final se a mbetemi në atë që jemi dakorduar dhe caktuar për të mbajtur grevën apo do të ketë një ndryshim në vendim. Atë do ta dimë nesër.”, - deklaroi Aleksandar Tasevski.
Ministri i Transportit, Boçvarski, thotë se ka apeluar që mos të ketë ndërprerje të punës. Procedurat administrative të mos reflektojnë në transportin ajror.
“Bëjmë gjithçka dhe bëjmë përpjekje, jam i bindur se kontrollorët do të tërhiqen nga ai paralajmërim. Do të kenë mbledhje të tyre, por nga ajo që kemi diskutuar edhe të dytë kemi vendosur se interesi i qytetarëve dhe interesi i shtetit duhet të jetë mbi të gjitha.”, - theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Sindikalistët në kontrollin e fluturimeve paralajmëruan grevë, të revoltuar për punësime të kuadrove pa kualifikime, me çka sipas tyre rrezikohet siguria e komunikacionit ajror.
Ata vlerësojnë se në shpalljet publike nuk respektohen afatet, kurse kuadri i cili duhet të punësohet nuk është i fushave specifike dhe nuk është i nevojshëm. (Ersan Pajaziti, TVM2)
