Maqedoni
Parashikimi i motit
21.12.2023 09:02
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina të caktuara...

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina të caktuara. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5°C deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6°C deri në 12°C.
Në Shkup dhe rrethinë paradite me mjegull, ndërsa gjatë ditës me vranësira mesatare dhe me erë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9°C.
