Botë

Armëpushim në Gaza, Izraeli kërkon lirimin e 40 pengjeve

21.12.2023 10:39

Hamasi kundërshtoi propozimin e Izraelit për një armëpushim njëjavor në këmbim të 40 pengjeve...

Sot është  dita e armëpushimit për Gazën. Lideri i Hamasit, Ismail Hanijeh, gjendet në Kajro të Egjiptit për bisedime lidhur me një ndërprerje të mundshme të luftimeve. Nga ana tjetër, presidenti izraelit, Isak Hercog, thotë se vendi i tij është gati për një tjetër pauzë humanitare. 
 
CNN raporton se shteti hebre i ka propozuar Hamasit një armëpushim njëjavor në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të 40 pengjeve. Por, Hanijeh kërkon lirimin e disa palestinezëve të arrestuar nga Izraeli pas 7 tetorit. Përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të votuar në Këshillin e Sigurimit për një armëpushim urgjent janë shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve. Shtetet e Bashkuara thonë se po punojnë me anëtarët e tjerë për tekstin e dokumentit, ndërsa ka vendosur veton për rezolutat e mëhershme. Që prej nisjes së luftës më 7 tetor, janë vrarë 1,200 izraelitë dhe rreth 20 mijë palestinezë.