Botë

Forcat izraelite zbulojnë një rrjet tunelesh në Gaza me hyrje të lidhura me shtëpitë e liderëve të Hamasit

21.12.2023 10:15

Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një rrjet tunelesh në zemër të qytetit të Gazës...

Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një rrjet tunelesh në zemër të qytetit të Gazës me hyrje të lidhura me shtëpitë e udhëheqësve të Hamasit.
 
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pretendojnë se udhëheqësit e Hamasit kanë përdorur rrjetin e tuneleve çdo ditë dhe në raste urgjente.
 
Tunele janë të pajisura me shkallë spirale, me dyer të forta kundër shpërthimit, energji elektrike dhe sistem hidraulik.