Maqedoni

Gjykimi për Llaskarcën, priten fjalët përmbyllëse të mbrojtjes

21.12.2023 11:30

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen fjalët përmbyllëse të të akuzuarve në rastin “Llaskarca”....

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen fjalët përmbyllëse të të akuzuarve në rastin “Llaskarca”. Fjalë përmbyllëse në seancën e kaluar pati prokurori publik, Darko Jakimovski dhe mbrojtësit e të akuzuarit të parë, pronarit të “Durmo Tursit”, Durmish Belulit.

Në seancën e sotme është paraparë fjalë përmbyllëse të ketë mbrojtja e përgjegjësit për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për kryerje të veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, si dhe mbrojtja e tre të punësuarve në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të cilët ngarkohen për pjesëmarrje në veprën e njëjtë. 
 
Prokurori Darko Jakimovski, në fjalët përmbyllëse në seancën e kaluar kërkoi dënim më të ashpër për të akuzuarit në rastin “Llaskarca”. Sipas tij, tek të gjithë të akuzuarit ekzistonte paturpësia në veprim dhe ishte çështje e kohës vetëm në cilën bazë, siç tha “kaosi i punës mund të rezultojë me pasoja të këtilla apo të ngjashme”. Dënim  të ashpër atë ditë kërkuan edhe të dëmtuarit, prindërit dhe të afërmit e të vdekurve në fatkeqësinë e komunikacionit.