Botë

Kuvendi i Shqipërisë i jep autorizim SPAK-ut për arrestimin e Berishës

21.12.2023 11:49

Kuvendi në Shqipëri i dha sot autorizim SPAK-ut për arrestimin e deputetit, Sali Berisha...

Kuvendi në Shqipëri i dha sot autorizim SPAK-ut për arrestimin e deputetit, Sali Berisha, me 75 vota pro. Ky vendim u dha mes përplasjeve fizike të deputetëve demokratë me gardën dhe flakadanëve ngjyrë blu.
 
Berisha, në një prononcim për mediat, e konsideron  këtë vendim antikushtetues, antidemokratik. Beteja e nisur vazhdon fuqishëm, tha Berisha duke garantuar që opozita do të qëndrojë e pamposhtur.
 
“Ne do protestojmë para Edi Ramës, do protestojmë para SKAP-it të partisë, para gjykatave të partisë, ne do protestojmë para gjithë institucioneve të narko-shtetit. Është koha të mobilizoni me të gjithë mundësitë dhe forcën anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, simpatizantët tanë, është koha të bëheni zëdhënës të atyre që duan të ngrohen për veprim, koha që të jemi në krye të atyre, në krye të guximtarëve, ju ftojmë që të vazhdojmë betejën tonë të pamposhtur dhe ju garantoj se siç dështoi regjimi i krimit të mposhtë opozitën më 9 shtator, do të dështojë sot”, tha Berisha.