Botë

Opozita në Serbi sërish proteston, kërkohet anulimi i zgjedhjeve

21.12.2023 12:16

Edhe në Serbi, qytetarë dhe aktivistë të opozitës serbe, sërish protestojnë para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve...

Edhe në Serbi, qytetarë dhe aktivistë të opozitës serbe, sërish protestojnë para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve. Ata kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe në Beograd. Koalicioni "Serbia kundër dhunës" pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe në Beograd është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve.
 
“Ne duam institucione, duam shtet të së drejtës dhe drejtësi. Ky është mesazhi edhe për komunitetin ndërkombëtar – nëse doni ta shihni Serbinë si një shoqëri të rregullt, flisni tani ose heshtni përgjithmonë.”, tha Miroslav Aleksiq nga koalicioni “Serbia kundër dhunës”.
 
“Kërkesa për anulim nuk është në juridiksionin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve. Nëse ideja e opozitës është që fajin t'ia kalojë ekskluzivisht Komisionit Zgjedhor, nuk mund të bëj asgjë për këtë.”, tha Vladimir Dimitrijeviq. 
 
Presidenti Vuçiq u përgjigj se nuk mund ta pranojnë humbjen në zgjedhje. Ai u tha atyre se do të mbrojë vullnetin elektoral të popullit.