Botë

Francë, rrëzimi i aeroplanit nuk besohet se ishte sulm terrorist

25.03.2015 14:25

Ekipet e shpëtimit pritet të vazhdojnë kërkimet sot në vendin ku është rrëzuar aeroplani i “Germanwings” me 150 persona në bord...

Aeroplani i llojit Airbus A320 fluturonte nga Barcelona për në Dizeldorf, ndërsa u rrëzua mbi Alpet franceze, rreth 100 km. në veri të qytetit Nice. 
 
Ministri i Brendshëm i Francës ka thënë se një nga kutitë e zeza të aeroplanit është gjetur në vendin e rrëzimit, ndërsa ajo do të inspektohet menjëherë. 
 
Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk duket që rasti të jetë si pasojë e një sulmi terrorist. “Lufthansa” që e ka në pronësi agjencinë e fluturime me çmime të lira, “Germanwings”, beson që fjala është për aksident.
 
Policia franceze në vendin e rrëzimit të aeroplanit, rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit, ka thënë se asnjë nga personat në bord nuk i ka mbijetuar aksidentit.
 
Të njëjtit thonë se është shumë e vështirë që të nxirren trupat e pajetë nga aty për shkak të terrenit të vështirë, borës dhe stuhive që pritet të nisin sot.