Botë
ShGM, publikohet udhërrëfyesi për mbrojtjen nga paditë
21.12.2023 14:44
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut publikoi udhërrëfyesin e parë...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut publikoi udhërrëfyesin e parë të titulluar: “Si të mbrohemi në mënyrë më efektive kundër padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike”. Drejtori ekzekutiv i ShGM-së, Dragan Sekullovski, thotë se ky udhërrëfyes do të ndihmojë shumë punonjësit mediatik, të cilat përballen me padi të tilla strategjike, të njohura si SLAP padi, ndërsa caqet më të shpeshta të këtyre padive, janë shoqëria civile, organizatat joqeveritare, aktivistët e të drejtave të njeriut, por më së shumti paditen gazetarët dhe mediat, tha ai.
“Ky është udhërrëfyesi i parë në Ballkanin Perëndimor, e cila bën tentim për të definuar se çfarë është padi strategjike në kontekst të Maqedonisë së Veriut, cilat janë karakteristikat e kësaj padie strategjike dhe presione, sepse ndonjëherë nuk kemi të bëjmë me padi klasike, por ajo mund të jetë edhe revizion i caktuar nga ndonjë trup rregullator ose inspektorat i caktuar.”, - deklaroi drejtori ekzekutiv i ShGM-së, Dragan Sekullovski.
“Shumë e lehtë dhe e qartë do të jetë të parashtrohet çështja dhe si realisht të detektohen ato elemente, ku në të ardhmen që do të mund të bëhet përkufizimi i padisë, e cila është e orientuar me keqdashje ndaj një grupi të caktuar dhe çfarë nga ana tjetër paraqet parashtrimi i padive për shpifje dhe vepra tjera.”, - theksoi Zharko Aleksov nga Qendra për Hulumtime Juridike dhe Analiza.
Aleksov sqaroi se këto padi strategjike SLAP, në thelb përfshijnë përpjekje për censurë, frikësim dhe heshtje përmes një procesi të vështirë gjyqësor, i cili shpesh rëndohet edhe me shpenzime të mëdha financiare, që mund të çojnë në braktisjen e betejës ligjore dhe në rastin ekstrem, heshtje të kritikës. Sipas analizës së fundit, parashtruesit më të mëdhenj të këtyre padive strategjike në vend, janë organet shtetërore, politikanët, si dhe përfaqësues të ndryshëm të sektorit të biznesit.
REXHEP QAMILI
