Maqedoni

MPB-ja nuk zbulon informata për vrasjen e dyfishtë, hetimi në duart e Prokurorisë Themelore Publike

21.12.2023 15:06

Nuk zbulohen detaje të reja për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja dhe 74-vjeçarit, Pançe nga Velesi...

Nuk zbulohen detaje të reja për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja dhe 74-vjeçarit, Pançe nga Velesi. Ministri i Punëve të Brendshme, Spasovski, bëri të ditur se hetimi është në dorën e Prokurorisë Publike dhe se fokusi është në departamentin për hetime forenzike. Për herë të parë, përveç gjurmës së gishtit, në bazën e të dhënave do të përdoret edhe njohja e fytyrës. Gjithashtu punohet edhe për përmirësimin e sistemit “Qyteti i sigurt”.
 
“Punohet në veçanti për kërkimin e celulave kriminogjene dhe nuk ka lidhje projekti “Qyteti i sigurt” me bazat kriminogjene. Reparti për hetime forenzike është shfrytëzuar dhe do të shfrytëzohet për hetime kriminalistike në repartin për hulumtime forenzike.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Ministria e Punëve të Brendshme dhe organet hetimore kanë bërë maksimumin për zbardhjen e rastit me kapacitetet që kanë, thotë profesori universitar, Gjurovski. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të thotë se rrethi nuk do të zgjerohet në rrjedhën e mëtejshme të hetimeve.
 
“Nuk duhet të ndalemi vetëm te personat që janë në kuadër të burgut hetues, por si shoqëri në mënyrë të përgjithësuar duhet të bisedojmë se kush e krijoi rastin tragjik “Vanja”, sepse fenomeni i ashtuquajtur, Pallço, jeton edhe më tej në vendin tonë dhe për t’u ndërprerë ky kordon lidhës duhet të kontribuojmë të gjithë ne, duke mos anashkaluar arsimimin dhe shkencën.”, - theksoi profesori Universitar, Marijan Gjurovski. 
 
Edhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov, nuk komenton detajet rreth autopsisë. Ndërkohë, Prokuroria është në pritje të raportit të autopsisë.
 
FLUTURA LATIFI