Maqedoni

Bujqësi, luftë kundër prerjes së paligjshme të pyjeve

21.12.2023 16:12

Vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm mes Policisë Pyjore dhe njësive të Ministrisë së Brendshme....

Vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm mes Policisë Pyjore dhe njësive të Ministrisë së Brendshme, në luftën e përbashkët kundër prerjeve të paligjshme të drunjve, tha ministri i Bujqësisë, Nikollovski, duke bërë të ditur se vetëm për këtë vit janë shënuar mbi 1 mijë parregullësi për prerjen e drunjve në mënyrë të paligjshme.
 
“Nga janari deri në nëntor të këtij viti janë paraqitur gjithsej 1,258 kallëzime për kundërvajtje, 197 kallëzime penale nga Policia Pyjore, 95 kallëzime nga MPB-ja në Policinë Pyjore, 21 kallëzime nga Policia Pyjore në MPB. Sendet dhe pasuritë e konfiskuara përkohësisht janë 76 automjete mallrash, 207 mjete motorike pasagjerësh, 42 traktorë, 49 traktorë rimorkio, 126 sharrë elektrike me motor. Masa e drunjve të konfiskuar përkohësisht është 2,148 metra kub.”, - deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski. 
 
Policia Pyjore ka një rol kyç në shtypjen e krimit të organizuar në fushën e shkatërrimit të pyjeve. Për këto arsye, kushtet e punës janë përmirësuar ndjeshëm. Komisariatet e Policisë Pyjore janë të pajisura me mobilje zyre, kompjuterë dhe internet. Policia pyjore pas 12 vitesh morën uniforma dhe çizme të reja, çdo polic pyjor mori dy komplete uniforma verore dhe dimërore.
 
SEDAT SELIMI