Botë

Obama: lutjet tona janë me Gjermaninë dhe Spanjën

25.03.2015 14:27

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se mendimet dhe lutjet e tij janë me Gjermaninë dhe Spanjën pas rrëzimit të aeroplanit në Alpet franceze...

Obama e ka quajtur këtë si një “tragjedi të tmerrshme”.
 
Aeroplani i “Germanwings”, që fluturonte nga Barcelona për në Dizeldorf, është rrëzuar mesditën e së martës. Në bord të këtij aeroplani kanë qenë 150 persona.