Maqedoni

Prishtinë, Poposki dhe Janakieski në konferencë për transport

25.03.2015 14:29

Ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve, Nikolla Poposki dhe Mile Janakieski..

Ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve, Nikolla Poposki dhe Mile Janakieski, sot në Prishtinë do të marrin pjesë në konferencën për Ballkanin perëndimor "Ndërlidhje më e mirë, rrjet i ngjashëm dhe kyç transportues".

Poposki dhe Janakieski, në konferencë do të marrin pjesë me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit dhe ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharkut.

Në konferencë, krahas ministrave të Punëve të Jashtme dhe Transportit të vendeve nga Ballkani perëndimor, është parashikuar edhe prania e komisarit për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, si dhe komesares përgjegjëse për transport, Violeta Bulc.