Futboll
Bayer dhe Xhaka të pandalshëm
21.12.2023 13:18
Bayer Leverkuseni ka vazhduar me formë të lartë në Bundesligë...

Të mërkurën mbrëma skuadra ku aktivizohet Granit Xhaka, fitoi 4:0 ndaj Bochumit. Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të kampionatit gjerman.
Patrik Schick shkëlqeu duke i shënuar tre gola. Xhaka, e luajti tërë ndeshjen. Bayer Leverkuseni e përfundon vitin në pozitën e pare me 42 pikë. Bayern Munich është i dyti me 38 pikë.
