Futboll

Fondi i solidaritetit, FFM-ja nga UEFA merr mbi një milion euro

21.12.2023 14:17

UEFA ka bërë të ditur nëpërmjet një vendimi qarkullues shumat që përfitojnë klubet e federatave...

UEFA ka bërë të ditur nëpërmjet një vendimi qarkullues shumat që përfitojnë klubet e federatave anëtare të saj të cilat dalin nga të ardhurat e siguruar nga kompeticionet e klubeve (Liga e Kampioneve, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës).
 
Përfituese janë klubet të cilat nuk kanë siguruar praninë në fazën në grupe të kompeticioneve ndërkombëtare në edicionin 2022- 2023.
 
Shifra që përfitojnë skuadrat e kampionatit vendor, të cilat ishin pjesë e këtij sezoni është 1.388.000 euro. Shipëria nga ky fond Solidaritet do mer më shum se 1 mlion e 200 mijë euro, ndërsa Kosova mer mbi një million nga totali prej 74 milion euro që do ndajë UEFA.
 
Një shifër relativisht e majme, që padyshim do të jetë një ndihmesë e madhe për klubet përfituese dhe akademitë përkatëse, pasi përbën një buxhet të rëndësishëm për funksionimin e tyre. Dokumenti i UEFA-s bën të qartë se kriteri në parim është ai i “shpërndarjes së barabartë mes të gjitha klubeve të kategorisë më të lartë që nuk u përfshinë në fazën në grupe për edicionin 2022-2023”.
 
Kjo do të thotë se në teori, këtë shumë e përfitojnë të ndarë në mënyrë të barabartë 12 klubet e edicionit të kaluar në LPFM. Por ekzistojnë edhe mënyra të tjera shpërndarje të kësaj shume edhe në kategoritë më të ulëta, nëse një Federatë e caktuar propozon një skemë të veçantë dhe më pas ajo miratohet nga UEFA.
 
“Këto para duhet të përdoren vetëm për aktivitetet e zhvillimit të të rinjve të klubeve apo për programet e komunitetit lokal”, shkruhet në shpjegimin e UEFA-s për destinacionet e parave që dalin nga Fondi i Solidariteti.
 
Pagesat e shumës i vihen në dispozicion federatave përkatëse që nga janari 2024 dhe UEFA ka bërë të ditur se “çdo federatë duhet të transferojë menjëherë shumën e plotë te klubet përkatëse, pa mbajtur apo destinuar ndonjë pjesë të këtyre parave për qëllime të tjera”. Në teori, nga këto para duhet të përfitojnë vetëm akademitë e klubeve dhe me to, nuk mund të paguhet asnjë zë tjetër në shpenzimet e klubeve.