Botë

Zjarri “katastrofik” në Australi “përpin” disa shtëpi – nuk raportohet për të lënduar

21.12.2023 18:48

Në zjarrin që u shpërnda dhe doli jashtë kontrollit në periferi të qytetit Perth...

Në zjarrin që u shpërnda dhe doli jashtë kontrollit në periferi të qytetit Perth në bregun perëndimor të Australisë, disa shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan, raporton AP.
 
Një paralajmërim emergjent është lëshuar për periferinë lindore të Parkerville, ku zjarri shpërtheu mëngjesin e sotëm.
 
Në paralajmërim thuhet se zjarri përbën rrezik për jetë njerëzish dhe shumë prona. Më shumë se 150 prona janë pa energji elektrike dhe disa rrugë janë të dëmtuara.
 
Pamjet e filmuara nga ajri, tregojnë se të paktën një shtëpi është shkatërruar dhe disa të tjera kanë marrë flakë, ndërsa shkalla e plotë e dëmit nuk do të dihet derisa ekipet e inspektimit të jenë në gjendje të inspektojnë zonën e zjarrit.
 
Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar. Komisioneri i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave, Darren Klemm, tha se zjarri vazhdoi të përshkallëzohej pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve dhe aeroplanëve për ta lokalizuar.