Botë

Hamasi: Nuk ka më lirim pengjesh derisa të përfundojë lufta

22.12.2023 09:44

Hamasi, grupi që kontrollon Rripin e Gazës, ka përjashtuar çdo lirim tjetër pengjesh derisa Izraeli...

Hamasi, grupi që kontrollon Rripin e Gazës, ka përjashtuar çdo lirim tjetër pengjesh derisa Izraeli të pranojë një "ndërprerje të plotë të agresionit. Negociatat për një armëpushim të ri janë duke u zhvilluar në Kajro, Egjipt, megjithëse bisedimet fillestare të mërkurën nuk u arrit  asnjë marrëveshje.

 
Në një deklaratë, Hamasi tha: "Ekziston një vendim kombëtar palestinez që nuk duhet të flitet për të burgosur apo marrëveshje shkëmbimi, përveç pas një ndërprerjeje të plotë të agresionit". 
 
Është e paqartë se cilat fraksione të tjera palestineze i referohej deklarata. Xhihadi Islamik, një grup më i vogël në Rripin e Gazës, është ndër ata që dihet se po mban pengje izraelite. Deklarata e Hamasit e vendos qeverinë izraelite në një pozitë shumë të vështirë. Hamasi po ushtron presion mbi Izraelin që ta ndalojë luftën krejtësisht, por pa asnjë garanci se grupi do të ndalojë veprimet e tij të armatosura. Pra, qeveria izraelite është jashtëzakonisht ngurruese për të ndaluar luftën derisa të ndjejë se ka degraduar plotësisht aftësinë e Hamasit dhe nuk e ka bërë ende këtë. 
 
Ky do të jetë një zhgënjim i madh për banorët e Gazës, të cilët janë të dëshpëruar që kjo luftë të ndalet. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi e vendosi numrin e përgjithshëm të vdekjeve atje që nga 7 tetori në 20,057, duke përfshirë të paktën 8,000 fëmijë dhe 6,200 gra.