Maqedoni
Parashikimi i motit
22.12.2023 08:56
Këtë të premte moti në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore..

Këtë të premte moti në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, e cila kohë pas kohe do të përforcohet.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4°C deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5°C deri në 12°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në viset më të larta të rajonit do të bie borë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6°C.
