Maqedoni
Kuvend, zgjidhet përbërja e re e KShPK-së
22.12.2023 11:11
Zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është caktuar sot në seancë parlamentare....

Zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është caktuar sot në seancë parlamentare. Për kryetare është propozuar Tatjana Dimitrovska, për anëtarë të KShPK-së janë propozuar Sofia Spasova Medarska, Biljana Karakashova Shulev, Besnik Xhemailji, Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Demiri Servet.
Sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të interesave, nëse Kuvendi nuk zgjedh kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror, procedura e zgjedhjes përsëritet në tërësi duke shpallur konkurs menjëherë dhe jo më vonë se brenda dhjetë ditëve. Ky komision duhet të fillojë funksionimin më 8 shkurt.
