Maqedoni

Osmani: Dëshmuam para botës se kemi kapacitet politik

22.12.2023 11:22

Ministria e Punëve të Jashtme shënoi përfundimin e kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në...

Ministria e Punëve të Jashtme shënoi përfundimin e kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, ndërsa në fjalën e tij  ministri i Jashtëm dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, theksoi se kjo ngjarje është e rëndësishme për të shënuar arritjet dhe sukseset që shënuan kryesimin tonë të organizatës.

“Dëshmuam para gjithë botës se posedojmë kapacitet politik dhe praktik, profesionalizëm dhe përkushtim, gjë që kulmoi me organizimin e Këshillit të 30-të Ministror. Kryesimi jonë ka qenë i fokusuar te njerëzit dhe kemi punuar me përkushtim në idenë se OSBE-ja mund të avancojë dhe të ruajë gjithçka që njerëzit e vlerësojnë më së shumti – të drejtat, lirinë dhe dinjitetin e tyre”, tha Osmani.
 
Ai  shprehu mirënjohje edhe për institucionet me të cilat MPJ-ja ka bashkëpunuar dhe që kanë dhënë mbështetje të konsiderueshme për Këshillin e suksesshëm Ministror në Shkup, siç janë: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes dhe pjesëtarët e forcave ushtarake të Maqedonia e Veriut, Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.