Botë
Masat e sigurisë së SPAK-ut ndaj Berishës, dilema mes arrestit shtëpiak apo me burgim
22.12.2023 11:33
Ligjvënësit e mazhorancës në Shqipëri ngritën kartonët jeshilë në sallën e Kuvendit dhe autorizuan SPAK-un...

Ligjvënësit e mazhorancës në Shqipëri ngritën kartonët jeshilë në sallën e Kuvendit dhe autorizuan SPAK-un me 75 vota pro, që të vendosë masën e sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha. Pritet që SPAK-u të kërkojë një masë të re të sigurisë ndaj liderit të opozitës, “arrest shtëpie” ose “arrest me brug”. Më pas do të jetë GjKKO-ja, ajo që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut dhe do të vendosë për “fatin” e ish-kryeministrit, Berisha.
Ndaj një vendimi të tillë reagon ish-kryeministri, Berisha, i cili potencon se nuk ka ndodhur asnjëherë të hiqet imuniteti i një deputeti, pa paraqitur në komisionin e mandateve, pa paraqitur prova ose dokument valid.
“Ky proces nisi gjithçka mbi këtë piramidë mashtrimi që unë paraqita para jush. Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje duke shkelmuar me të dy këmbët kushtetutën. Me këtë akt, në 32 vite pluralizëm, çdo masë shtrënguese cilado të ketë qenë ajo për deputetët është vendosur pasi është marrë vendimi i Kuvendit. Dhe nuk ka një njeri tjetër ndryshe. E them këtë për të treguar se pse unë nuk pranova dhe nuk pranoj shkeljen e kushtetutës.
Së dyti, marrim momentin në vazhdim. Për shkak të refuzimit tim në mbrojtje të kushtetutës dhe pushtetit të paralmentit që është sulmuar në mënyrë të qartë unë nuk zbatovba vendimin por ndoqa rrugën e ankimimit me avoketrit. Jo vetëm që këta nuk tërhiqen por në mënyrë unike në histroinë e njerëzimit i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të rënduar masën sepse ky nuk ka zbatuar masën. Ua garantoj se shumë institucione nuk do të guxonin deri këtu. As sigurimi i shtetit nuk do të merrte këto masa.”, u shpreh Ish Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
