Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjedh u.d. prokurorin publik republikan
22.12.2023 11:40
Këshilli i prokurorëve publik në seancën e sotme duhet të marrë vendim për emërimin e prokurorit publik në krye...

Këshilli i prokurorëve publik në seancën e sotme duhet të marrë vendim për emërimin e prokurorit publik në krye të Prokurorisë Publike Republikane. Për shpalljen për prokurore të re publike shtetërore kanë aplikuar tre kandidatë - Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike-Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup dhe Ljupço Kotsevski nga Prokuroria Publike Shtetërore.
Prokurorit aktual shtetëror, Ljubomir Joveski, i skadon mandati më 25 dhjetor dhe procedura për zgjedhjen e pasuesit të tij është në vazhdim e sipër dhe ushtruesi i detyrës, i cili do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve të Republikës, do të mbajë këtë pozitë deri në zgjedhjen e prokurori i një të ri në krye të Prokurorisë Publike.
