Maqedoni
Agjencia “Tika” - donacion të ri, Avokatura Shtetërore pranon pajisje teknike
25.03.2015 14:45
Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, “Tika”, ka dhuruar pajisje teknike në institucionin e Avokatit të Shtetit...

Donacioni në fjalë përbën 30 kompjuterë, 5 pajisje teknike për fotokopjim,10 printerë dhe 20 skanerë. Kjo teknikë dukshëm do të ndihmojë në funksionimin e këtij institucionit, tha avokati i shtetit, Naser Ajdari.
“Donacion i cili do të na ndihmojë në kryerjen sa më të suksesshme dhe sa më funksionale të detyrave të përditshme në institucionin tonë në të gjitha segmentet e Avokaturës Shtetërore. Ne shpresojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin me Agjencinë “Tika” për donacione tjera, bëjmë përpjekje, jemi në kontakt edhe me disa agjenci në R.M., deri më tani nuk kemi diçka konkrete, por punojmë në atë drejtim me qëllim krijimin e kushteve më të mira për punë në Avokaturën Shtetërore”- deklaroi avokati i shtetit, Naser Ajdari.
“Avokati i Shtetit është një institucion shumë domethënës, që përkon si qeverinë ashtu dhe politikën. Ju si prioritet keni mbrojtjen e shtetit, por me këtë mbroni edhe qytetarët”- tha përgjegjësi nga “TIKA” për Ballkanin dhe Evropën lindore, Mahmut Cevik.
Është hera e parë që institucioni Avokati i Shtetit pranon donacion nga Agjencia “Tika”, e cila më herët kishte dhuruar pajisje teknike në shumë gjykata të vendit.
FLORIJE KAMBERI
