Ekonomi

Besimi: Lehtësim dhe decentralizim gjatë punësimit

22.12.2023 13:46

Nga 1 janari Ministria e Financave nuk do të jep pëlqim për punësime....

Nga 1 janari Ministria e Financave nuk do të jep pëlqim për punësime, por udhëheqësit e buxheteve të institucioneve publike do të vendosin për punësime të reja në përputhje me planin financiar dhe planin për punësime. Që të ndodhë kjo, fillimisht duhet të hyjë në fuqi ligji për buxhet dhe ekzekutim të buxhetit, ka thënë ministri i Financave, Fatmir Besimi, në brifingun e fundvitit me gazetarët. 
 
Për t’u realizuar punësim i ri duhet udhëheqësi i institucionit të dorëzojë kërkesë deri tek Agjencia për Punësim apo Agjencia për nëpunës shtetëror, ku merr personalisht barrën materiale dhe penale. Ministri Besimi thotë se kjo formë e punësimit lehtëson procedurat në sektorin publik dhe kontroll për këtë do të jetë plani financiar dhe plani për punësime që do të rishikohen dhe miratohen nga Qeveria. Sipas Besimit, bëhet fjalë për decentralizim të punësimit ku punëdhënësi do të mund të punësojë me përgjegjësinë e tij, gjegjësisht vetëm me deklaratë nga kreu i institucionit se janë siguruar mjete për punësim.