Botë

Mediat botërore, lajmi i parë më shqetësues, masakra e Pragës

22.12.2023 14:08

Masakra në Universitetin e Artit dhe Dizajnit në Pragë është lajmi numër një në mediat botërore....

Masakra në Universitetin e Artit dhe Dizajnit në Pragë është lajmi numër një në mediat botërore. Raportimi për studentët e vrarë dhe të plagosur pushtoi vëmendjen e publikut edhe në Izrael, si dhe në gazetat e  përditshme italiane.

“Të shtëna me armë zjarri në zemër të Pragës. Të paktën 14 persona u vranë, dhjetëra u plagosën. Vrasësi kreu vetëvrasje.”, - u shpreh spikerja e lajmeve në Televizionin Izraelit, Mishell Rabitnoviq.
 
“Një person i armatosur në Universitetin Karolinum në qendër të Pragës vrau 15 persona.”, - theksoi spikerja në Televizionin Publik Italian RAI.
 
“A është ky një akt terrorist, pyesim korrespondentin tonë në Pragë?”, - pyeti spikeri në Televizionin Italian 24.  
 
Kritikat për vrasjen masive erdhën edhe nga Brukseli. Megjithatë, fillimisht reagoi Uashingtoni dhe ambasadori amerikan, Sabet, vendosi lule në vendin  e tragjedisë mes çekëve të mbledhur.
 
“Presidenti dhe Zonja e Parë po luten për familjet që humbën të dashurit dhe për të gjithë të prekur nga ky akt dhune. Në emër të ShBA-së dërgojmë ngushëllimet tona, ndërsa të mbijetuarve të ngjarjes tragjike u urojmë shërim të shpejtë. Autoritetet federale janë në kontakt me çekët që po hetojnë incidentin dhe ne jemi të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm nëse është e nevojshme.”, - deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre.
 
Incidenti në Pragë rihapi çështjen e sigurisë rajonale dhe globale para festave të fundvitit, për të cilën agjencitë kompetente evropiane dhe amerikane paralajmëruan  një javë më parë.
 
FLUTURA LATIFI