Maqedoni

Në procedurë parlamentare, pikat e përbashkëta kufitare RMV-Kosovë

22.12.2023 14:52

Propozim-ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut...

Propozim-ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për vendkalimet e përbashkëta kufitare Bllacë - Han i Elezit dhe Jazhincë - Glloboçicë, është futur në procedurë parlamentare në Kuvendin Republikan. 
 
Ai tanimë ka kaluar në komisionin amë. Deputeti i BDI-së, Bedri Fazliu, për TVM2 tha se implementimi i marrëveshjes për themelimin e pikave të përbashkëta kufitare do të avancojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve fqinje.
 
Intervistën me deputetin Bedri Fazliu e zhvilloi gazetarja, Nermin Mulaki Fejzullahu.