Maqedoni
Ministri i ekonomise Bekim Neziri, në Organizatën Botërore të turizmit
25.03.2015 14:48
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, sot në Madrid është takuar me me Sekretarin e Përgjithshëm në Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara Taleb Rifai...

Që nga viti 1995 kur Republika e Maqedonisë u bë anëtare e kësaj organizate, kjo është vizita e parë e një ministri nga Maqedonia në selinë e Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara, Këtë vizitë Neziri e shfrytëzoi për të prezantuar rezultatet pozitive nga masat e ndërmarra për zhvillimin e turizmit në Republikën e Maqedonisë dhe aktivitetet e planifikuara për këtë vit.
"Të dhënat tregojnë se në mënyrë të vazhdueshme rritet numri i turistëve të huaj, në këtë mënyrë edhe numri i përgjithshëm i turistëve dhe i qëndrimeve në përgjithësi, ku gjatë 8 viteve të fundit është shënuar rritje për 98% ndërsa numri i turistëve shënon rritje për 40%. Kemi arritur të sigurojmë edhe rritjen e të hyrave devizore, të cilat sipas të dhënave të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në vitin 2014 ka vlerë prej 146 milionë dollarë dhe shënon rritje për 7,25% në krahasim me vitin 2013. Përveç kësaj, në vitin e kaluar janë investuar 2,3% nga investimet e përgjithshme të vendit, ndërsa këtë vit pritet rritja e investimeve në krahasim me vitin 2014 për 10%. Njëkohësisht , vitin e kaluar u punësuan 10.000 persona, që paraqet rritjen e pjesëmarrjes së bruto produktit shoqëror për 1.9%. Së bashku me veprimtaritë e lidhura me turizmin, në vitin e kaluar në Maqedoni janë punësuar 32.500 persona”, theksoi Neziri.
Të gjitha këto efekte pozitive janë rezultat i masave të shumta që kanë për qëllim promovimin dhe mbështetjen e turizmit dhe subvencionimin e qarkullimit të jashtëm të organizuar dhe subvencionimin e aviobiletave të kompanive me buxhet të ulët.
Neziri e njoftoi Rifain edhe për planifikimin e përgatitjes së një strategjie të re për zhvillimin e turizmit për vitin 2016 – 2021, e cila ka për qëllim implementimin e trendeve të reja në turizëm dhe zhvillimin e suksesshëm të turizmit në Republikën e Maqedonisë, për zonat turistike si dhe për aktivitetet që rrjedhin nga programi për zhvillimin e turizmit për këtë vit dhe për konferencat e ardhshme, nikoqir i të cilave është Maqedonia dhe atë konferenca për turizmin e verës dhe konferenca rajonale për turizëm.
Sekretari i Përgjithshëm Rifai shprehu kënaqësi të madhe lidhur me rezultatet dhe planet për zhvillimin e turizmit në Republikën e Maqedonisë.
