FSHF kundër Superligës

22.12.2023 15:06

FSHF pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Evropianë të Drejtësisë (GJED), të dhënë ndaj çështjes se “Super Ligës Europiane”...

FSHF pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Evropianë të Drejtësisë (GJED), të dhënë ndaj çështjes se “Super Ligës Europiane”, shpreh qëndrimin e saj të palëkundur se ky vendim në thelbin e tij nuk autorizon apo lejon formimin e një Super Lige Evropiane, por përbën një orientim për UEFA dhe FIFA për instalimin e politikave dhe vendosjen e qartë të kritereve në administrimin e sistemit të autorizimit të kompeticioneve futbollistike, të cilat duhet të jenë në konformitet të plotë me parimet e ligjit të BE-së mbi konkurrencën.
 
FSHF qëndron krah për krah UEFA-s, FIFA-s, ECA-s, FIFPro, Ligave Europiane apo edhe qeverive e institucioneve qeveritare europiane dhe përpjekjeve të tyre të pandalshme për zhvillimin e futbollit në mënyrë progresive, bazuar në parimet e konkurrencës së hapur,  gjithëpërfshirës, meritokracisë sportive dhe solidaritetit të vërtetë.