Detroit afër rekordit negativ
22.12.2023 15:09
Skuadra e Detroit në natën mes të enjtës dhe të premtës, e kanë pësuar disfatën e 25-të, me radhë....

Skuadra e Detroit në natën mes të enjtës dhe të premtës, e kanë pësuar disfatën e 25-të, me radhë. Në parket vendas më të mirë se këta ishin mysafirët nga Solt Lejk City, të cilët triumfuan me 119:111.
Me këtë Pistonsët, kanë bërë një hap më afër shënimit të rekordit negativ në historinë e këtij kampionati. Për momentin rekordin negative e mban skuadra e Filadelfias dhe Klivlendit, që kanë nga 26 humbje me radhë. Kjo ka të bëjë me ndeshjet e një sezoni, ndërsa rekordin absolut 28 humbje me radhë e mban “seventisiksers”, të nisur në sezonin 2014/15 dhe vazhduar edhe sezonin e ardhshëm. Minnesota rikthehet te fitorja pas triumfit 118-111 ndaj Lakers, duke forcuar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Humbet edhe skuadra tjetër e Los Anxhelos, ajo e Clippers, që u mund 134-115 nga Oklahoma, që ngjitet në vendin e dytë në Perëndim.
NBA-Rezultatet e sotme
- Detroit – Utah Jazz, 111-119
- Cleveland – Neë Orleans, 104-123
- Chicago – San Antonio, 114-95
- Memphis – Indiana, 116-103
- Milëaukee – Orlando, 118-114
- Oklahoma – Clippers, 134-115
- Minnesota – Lakers, 118-111
- Portland – Ëashington, 117-118
