Cikalleshi shënon me “panenka”

22.12.2023 15:11

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës....

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës nga pika e bardhë në javën e 16-të të Superligës së Turqisë. Skuadra e tij Konyaspor barazoi 1-1 në transfertë me Samsunspor.
 
Ishte pikërisht minuta e 29-të e takimit, momenti kur sulmuesi kavajas goditi në stilin “Panenka”, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh. Ky është goli i gjashtë për Cikalleshin në Superligën turke në 14 paraqitje. Të dyja skuadrat ndodhen në kuotën e 15 pikëve, shumë pranë zonës së ftohtë të klasifikimit.