Cilat skuadra nuk duan të luajnë në Superligë?
22.12.2023 15:16
Shumë gjigantë të futbollit europian e hodhën poshtë idenë për t’iu bashkuar potencialisht Superligës menjëherë pasi Gjykata Evropiane vendosi në favor të këtij kompeticioni dhe kundër UEFA-s dhe FIFA-s. Katër nga gjashtë klubet më të mëdha angleze refuzuan të luajnë në Superligë.

Manchester United ishte i pari që e bëri këtë, i ndjekur nga Manchester City, Chelsea dhe Tottenham. Interesante, Liverpool dhe Arsenal janë ndër të paktat klube që ende nuk kanë njoftuar. Ata u pasuan nga gjigantë të shumtë evropianë si Bayern, Paris Saint Germain, Inter, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Sevilla, Valencia, Real Sociedad, Villarreal, Celtic, Atalanta, Porto, Monaco dhe Roma, të cilët njoftuan se nuk do të merrnin pjesë në Superliga deri në momentin e publikimit të këtij teksti. Real Madrid dhe Barcelona mbeten klubet e vetme që janë ekskluzivisht me Superligë.
Disa klube ende nuk kanë njoftuar, dhe gjigantët italianë Juventus dhe Milan janë nën “vështrim”. Juventus ishte një nga organizatorët e Superligës në vitin 2021, por ndërkohë hoqi dorë nga projekti.