Renditja e UEFA-së, skuadrar vendore humbin pozitat, Ballkani ecën para

22.12.2023 15:19

UEFA ka bërë sot përditësimet e fundit në ranglistën e klubeve evropiane....

UEFA ka bërë sot përditësimet e fundit në ranglistën e klubeve evropiane. Paraqitjet  jo të mira të skuadrave vendore në Kupat e Europës  në sezonin 2023/24, kanë bërë që këto të humbasin disa vende në renditjen e UEFA-s, për klube të publikuar në mbyllje të këtij viti. Kjo renditje sinjalizon një këmbanë alarmi për drejtuesit e klubeve në vend. Katër ekipet përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, në Kupat e Europës për këtë vit jo vetëm që nuk kanë rikuperuar pikë, por kanë pësuar një rënie drasatike.
 
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës e cila llogaritej s një skuadrat më të mira në këtë renditje të UEFA-së, tani ka humbur 7 vende dhe mban pozitën 176. Po ashtu edhe “pëllumbat” nga Çairi, në krahasim me muajin nëntorë në renditjen e UEFA-së, për klube kanë humbur 6 vende. Shkupi tani është skuadra e 180 më e mirë në kontinetin e vjetër. Skuadra kampione e vendit, Struga Trim Lum, ka numëruar në vend, Ajo mbeti në vendin e 32t-të, ku ishte edhe një muaj më parë. Sakaq si pasojë e paraqitjeve tepër pozitive kampioni i Kosovës Ballkani është rritur me 13 vende duke u klasifikuar në pozitën e 159-ën. 
 
Nga Superliga shqiptare Partizani, edhe pse ka humbur 11 vende ka  renditjen më të mirë  dhe  mban pozitën e 211. Renditja është e përditësuar në bazë të koeficientit të klubeve. Koeficienti i klubeve bazohet në rezultatet e klubeve që konkurrojnë në pesë sezone në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.